Politike

Rama në Tiranë! Komenton sulmin në zyrën e PD-së në Kavajë: E patolerueshme! Basha nuk duhet ta politizojë. I drejtohet

20 Prill 2021, 09:18 Nga DOSJA
Rama në Tiranë! Komenton sulmin në zyrën e PD-së

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme qytetarët e njësisë numër 5 në Tiranë. Në nisje të fjalimit të tij, Rama komentoi dhe sulmin që ndodhi mbrëmë në Kajavë në zyrën elektorale të PD-së. Kreu i qeverisë tha se sulmi ishte i patolerueshëm e se Basha nuk duhet ta politizojë situatën pasi autori ishte militant i PD-së.

Rama bëri të ditur se ligji i parë që do të kalojnë në mandatin e tretë do të jetë për fëmijët e Republikës. Rama tha se fëmijët që përfshihen në këtë kategori janë të gjithë ata që kanë humbur nënën ose babain për shkak të detyrës. Kreu i qeverisë tha se fëmija i Arjan Salës do të mund të jetë pjesë e këtyre fëmijëve.

Për Bashën, Rama tha se është karakteri i dobët krahasuar me Berishën. Ndërsa nuk munguan dhe deklarata për Metën. Për presidentin, Rama tha se ai duhet të dëgjojë vajzën e tij që i kërkon të shkojë në shtëpi dhe të mos pijë më.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama rama ne tirane edi rama rama ne tirane

Sondazh

Poll