Politike

Rama: Shqiptarët do t’i sjellim nga Amerika direkt në Shqipëri!

20 Prill 2021, 09:06 Nga DOSJA
Rama: Shqiptarët do t’i sjellim nga Amerika direkt në

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se pista e Vlorës do të ketë kushtet që të mund të pranojë fluturimet New York- Vlorë.

Kreu i qeverisë tha se do të cojnë Fan Nolin në Amerikë në mënyrë që ti sjellin qytetarët direkt në Shqipëri pa qënë të detyruar që të rrinë në aeroporte të tjera.


Lajmi i bukur sot është që pista e Vlorës dhe të gjitha kushtet e aeroportit të Vlorës janë të tilla që fluturimet New York-Shqipëri të mos jenë vetëm New York-Tiranë por edhe Vlorë -New York sepse unë e kam thënë dhe nuk i ndahem gjërave që them.Ne do ta çojmë Fan Nolin në Amerikë dhe shqiptarët do t’i sjellim nga Amerika direk në Shqipëri pa qenë të detyruar të rrinë në aeroporte të tjera. Shqipëria do të bëhet një vend ku numri i turistëve do të rritet. Nuk janë vetëm këto porta nga qielli, por janë dhe katër porte të tjera nga deti.Baca Behgjet qesh kur dëgjon këta injorantët. Por injorantët insistojnë që Shqipëria nuk ka nevojë për aeroporte, por për bukë. Por e para shqiptarët nuk kanë vuajtur për bukë që nga koha e Skënderbeut, por përtej kësaj aeroportet janë fabrika e bukës”, tha Rama.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll