Aktualitet

Kapet me 8 emigrantë të paligjshëm në makinë, arrestohet 44-vjeçari në Shkodër

20 Prill 2021, 07:28 Nga DOSJA
Kapet me 8 emigrantë të paligjshëm në makinë,

SHKODËR– Një 44-vjeçar është vënë në prangat e policisë në Shkodër për shkak se tentoi t’i jepte ndihmë 8 shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Policia bën me dije se i arrestuari është G. H., 44 vjeç, banues në Tiranë. Ai është kapur në aksin rrugor Shkodër – Hani Hotit, duke transportuar me një mjet tip “Fiat”, 8 shtetas të huaj nga vendet e treta, drejt Malit të Zi, me destinacion final vendet e BE-së.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Porosia”.

Tentoi t’i jepte ndihmë 8 shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet në flagrancë 44-vjeçari.

Nga strukturat e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Shkodër, në zbatim të planit të masave “Për goditjen dhe parandalimin e emigracionit të paligjshëm”, pas një pune të mirorganizuar u finalizua operacioni policor i koduar “Porosia”.

Si rezultat i këtij operacioni është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. H., 44 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas është kapur në aksin rrugor Shkodër – Hani Hotit, duke transportuar me një mjet tip “Fiat”, 8 shtetas të huaj nga vendet e treta, drejt Malit të Zi, me destinacion final vendet e BE-së.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”

(kle.mu./Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 44-vjeçari në shkoder emigrante te paligjshem arrestohet 44-vjeçari në shkoder emigrante te paligjshem

Sondazh

Poll