Aktualitet

Pamje të rënda nga plagosja në zyrat e PD-së! Njolla gjaku në tokë, momenti kur Bledar Okshtuni nxirret jashtë për t’u

20 Prill 2021, 07:58 Nga DOSJA
Pamje të rënda nga plagosja në zyrat e PD-së! Njolla gjaku

KAVAJË– Janë publikuar pamjet nga selia blu në Kavajë ku ndodhi plagosja me armë gjatë mbrëmjes së djeshme.

Në videon e publikuar nga Balkanweb, në tokë duken njollat e gjakut të Bledi Oshtunit, i cili u plagos nga Ndricim Tahiri, i njohur ndryshe si Ndricim Jonuzi. Në video shihet edhe momenti kur i plagosuri merret për krahësh dhe nxirret jashtë për t’u dërguar në spital.

Tre persona janë shpallur në kërkim për ngjarjen e rëndë që ndodhi ditën e djeshme në Kavajë. Ndriçim Jonuzi (Tahiri), Markel Shtylla dhe Dorian Troplini janë tre personat që policia ka shpallur në kërkim pasi kanë plagosur sekretarin e PD-së, Bledi Oshtuni.

Mësohet se Troplini dhe Shtylla kanë qenë të parët që kanë nisur sherrin. Kanë hyrë në zyrën elektorale dhe e kanë dhunuar me grushte e më pas ka ardhur Jonuzaj dhe e ka qëlluar me pistoletë.  Shtylla është drejtor i Policisë Bashkiake në Kavajë, ndërkohë që mbi të tre personat e shpallur në kërkim rëndon akuza e plagosjes së rëndë me dashje, e kryer në bashkëpunim.

LAJMI KRYESOR: Plagosja me armë në zyrën elektorale të PD në Kavajë, tre persona në kërkim! Autori Jonuzi nga arratia tregon arsyen e përplasjes, Rama: E qartë që s’ka motiv politik, politizimi nga PD skandaloz

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet bledi oshtuni ndriçim jonuzi bledi oshtuni ndriçim jonuzi

Sondazh

Poll