Aktualitet

Furgoni me ushqime në Berat, hetohen në gjendje të lirë punonjësja dhe shoferi i bashkisë Berat

20 Prill 2021, 07:52 Nga DOSJA
Furgoni me ushqime në Berat, hetohen në gjendje të lirë

BERAT– Punonjësja Joana Melëngu, dhe shoferi i bashkisë Berat që ishin me furgonin e mbushur me ushqime nga rezerva e shtetit do të hetohen nga prokuroria në gjendje të lirë. Mësohet se deri rreth orës 01.30 të mëngjesit ata kanë qenë në prokurori. Melëngu, është anëtare e ZAZ-së dhe kryetare e rajonit Nr. 2 e PS-së në Berat.

Kujtojmë se furgoni me ndihma ushqimore u bllokua mbrëmjen e së hënës në Berat nga kandidati i PD-së Tomor Alizoti së bashku me një grup mbështetësish të djathtë.

Militantët e PD-së hapën furgonin dhe brenda kishte miell, sheqer, makarona dhe ushqime të tjera, që sipas tyre do të shpërndaheshin për vota.

(A.B)/Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet joana melengu ndihmat ne bashkine e beratit joana melengu ndihmat ne bashkine e beratit

Sondazh

Poll