Politike

Ndërtimi i aeroportit të Vlorës, Pacolli: Jam krenar që kjo ndodh në vendin që dua dhe më rëndon koka!

20 Prill 2021, 08:29 Nga DOSJA
Ndërtimi i aeroportit të Vlorës, Pacolli: Jam krenar që kjo

TIRANË– Behgjet Pacolli, kompania e të cilit është shpallur fituese për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, gjatë ceremonisë të nënshkrimit të marrëveshjes tha se kjo është një investim që ai e ka dashur prej kohësh. Pacolli tha se Vlora është një qytet historik dhe si e tillë, realizimi kësaj vepre atë e mbush me krenari.


Deklarata:

Kjo kontratë ka rëndësinë e vet pasi ndodh pas shumë kohësh dhe pas një mori dëshirash që unë kam pas që një investim i tillë të ndodhë këtu, në trojet tona. Dhe tani kemi këtë kontratë për këtë qytet historik siç është Vlora dhe unë do të thoja që është një rast jashtëzakonisht i mirë, edhe për mua, edhe për kompaninë edhe për partnerët që bashkëpunojnë në këtë projekt.

Falënderoj Edi Ramën i cili me kujdes ka përcjellë punët të cilat kompania ime ka implimentuar. Gjatë një vizite kur ishim në ato trojë ku kompania ime punon. Nuk është e rastit që kjo punë ti besohet kompanisë sime. Unë kryeministër jam i bindur që kjo ofertë do të ndodhë këtu, dhe të gjithë do jemi krenar.

Do jem krenar unë që një ofertë e tillë ndodh këtu në vendin që unë dua, në vendin ku më rëndon koka, dhe jam krenar që këtë punë e bëj për popullin tim dhe me njerëzit që kanë kontribuar në ndërtimin e Shqipërisë moderne, europiane. Me një vizion të përbashkët ne do tia dalim. Nuk mbetet asgjë tjetër pos të fillojmë punën, dhe siç tha ministrja ti shkurtojmë afatet ligjore sa më tepër”, tha Behgjet Pacolli në fjalën e mbajtur.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike behgjet pacolli behgjet pacolli

Sondazh

Poll