Sport

E FUNDIT!!! Tottenham vendos të ardhmen e Jose Mourinhos, presidenti i klubit i tregon letrën e shkarkimit

19 Prill 2021, 09:45 Nga DOSJA
E FUNDIT!!! Tottenham vendos të ardhmen e Jose Mourinhos, presidenti i

ANGLI-I ardhur te Tottenhami për të konsoliduar një pozicion prestigjoz të londinezëve në kampionatin anglez dhe në Europë, Jose Mourinho përfundon i shkarkuar nga stoli i klubit londinez. Eleminimi nga Europa League nga Dinamo Zagreb mund të ketë qenë pika që ka mbushur gotën te Spurs, por edhe rezultatet e fundit në kampionat nuk kanë bindur presidentin e klubit Daniel Levy të vazhdojë projektin me portugezin.

Kontrata e Mourinhos është e majme në shifra dhe skadon vetëm në verën e 2023. Ndërkohë në Londër mediat kanë nxjerrë edhe emrat e parë të trajnerëve që mund të ulen në pankinën e Tottenham në rast shkarkimi të Mourinhos dhe ata janë Brendan Rodgers që drejton Leicesterin dhe Julen Nagelsmann, që aktualisht është në stolin e Leipzig.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport josë mourinho tottenham josë mourinho tottenham

Sondazh

Poll

Sport 18 Prill 2021, 21:15

VIDEO / Rashica dhuron spektakël, por nuk mjafton

GJERMANI – Milot Rashica nuk i mjaftoi Werder Bremen-it për të evituar humbjen e 5-të radhazi në Bundesliga. Sulmuesi i përfaqësues së Kosovës rigjeti golin duk...