Aktualitet

Sot plagosi pesë persona, kush është Rudolf Nikolli, katoliku që u konvertua në musliman: Njeriu është peng i veprave të

19 Prill 2021, 23:48 Nga DOSJA
Sot plagosi pesë persona, kush është Rudolf Nikolli, katoliku

TIRANË- Rudolf Nikolli është personi që plagosur ditën e sotme 5 persona me armë të ftohtë në xhaminë “Dine Hoxha”. Sipas dëshmisë që ai dha në rajonin policor, Nikolli kishte parë në ëndërr sikur e tallnin dhe e bullizonin, gjë që e çoi edhe në kryerjen e aktit terrozist.

Rudolf Nikolla ishte një katolik i konveruar në musliman. Ai falej disa herë në ditë dhe rrinte shumë më njerëz muslimane. Ndërkohë që adhurimin e tij për fenë ai e shprehte edhe në rrjetet sociale, ku postonte shpesh shprehje nga ajetet kuranore. Në një postim, ai ka shkruar se ‘çdo njeri është peng i veprave të veta’, ndërsa në postime të tjera ai ka lartësuar figurën e femrave.

Plagosja e pesëfishtë ndodhi mesditën e sotme në xhaminë “Dine Hoxha”. Rudolf Nikolli, 34 vjeç, nga Burreli, u fut brenda në xhami dhe qëlloi me thikë besimtarë e punonjës të xhamisë, duke lënë pesë persona të plagosur. 

Kjo nuk është hera e parë që ai ka sulmuar njerëz. Një muaj më parë ai plagosi një tjetër person me thikë në një terminal autobuzësh, dhe u shpall në kërkim nga polica. Vteë prindërit dhe familjarët e Nikollit deklaruan për se i riu vuante nga depresioni, por 34-vjeçari akuzohet tashmë për terrorizëm. Para drejtorit të AntiTerrorit, Gledis Nano, Nikolli rrëfeu se shikonte ëndrra kur njerëzit e ndiqnin, por kjo dëshmi nuk ia lehtësoi akuzën…

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet rudolf nikolla rudolf nikolla

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Prill 2021, 21:23

BERAT– Bashkia Berat ka hedhur poshte akuzat e ngritura nga Partia Demokratike mbrëmjen e sotme, e cila bllokoi një furgon me ndihma dhe akuzpi Partinë Socialis...