Politike

Ç’ndodh nëse vidhen zgjedhjet? Si përgjigjet Lulzim Basha

19 Prill 2021, 21:14 Nga DOSJA
Ç’ndodh nëse vidhen zgjedhjet? Si përgjigjet Lulzim Basha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” nga Ylli Rakipi në MCN TV, është pyetur se çfarë do të ndodhë, nëse zgjedhjet manipulohen dhe vidhen votat.

Basha tha se garancia që kjo të mos ndodhë, është vota masive e qytetarëve.

Pjesë nga biseda:

Rakipi: Çfarë ndodh nëse vidhen votat nesër?

Basha: Kemi marrë të gjitha masat që na takojnë për të garantuar votat e shqiptarëve. Por garancia më e madhe, që një njeri të mos marrë peng të ardhmen e vendit, është të dalin masivisht në kutitë e votimit dhe të votojnë për ndryshimin, që janë të etur të gjithë.

Rakipi: Nesër ju nuk kemi më legjitimitet, për të thënë u vodhën votat, apo jo?

Basha: Vjedhja e votave është dokumentuar nga ODHIR. Është bërë kusht për të hapur negociatat. Nuk ka shqiptar që nuk e ka kuptuar. E vetmja mënyrë që shqiptarët të shpëtojnë veten, familjen dhe shoqërinë është të sjellin ndryshimin.
Garancia për largimin e njeriut që dështoi në gjithçka, është pjesëmarrja masive me votë. Përgjegjësia është e çdo qytetari. E ndjej dhe e prek kudo.

MARRË NGA TPZ.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll