Basha për ngjarjen e Kavajës: Është atentat ndaj demokracisë, përgjegjës njerëzit e Ramës!
19 Prill 2021, 20:33Nga DOSJA
TIRAMË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” nga Ylli Rakipi në MCN TV, ka komentuar ngjarjen e rëndë që ndodhi në qytetin e Kavajës, ky një sekretar i PD-së, u plagos në zyrën elektorale të kësaj partie.
Basha e ka quajtur ngjarjen një “atentat ndaj demokracisë” nga njerëz të Edi Ramës
Lulzim Basha: Është një atentat kundër demokracisë. Tregon që Edi Rama e ka humbur toruan dhe kontrollin. Si shumica dërrmuese e shqiptarëve, e ka kuptuar që në zgjedhjet e 25 prillit, ai do të humbë dhe Shqipëria do të fitojë. Rasti ishte një sulm me armë brenda shtabit elektoral të zonës në një nga lagjet e Kavajës, nga tre militant të PS-së, tashmë të identifikuar.
Heshtja e pandërprerë e njeriut që është shkaku i gjendjes ku ka mbërritur Shqipëria… Një akt i ndërmarrë në kufijtë e panikut, për të na mbyllur gojën. Dua ta përsërit prerë, ti them që koha e frikës ka mbaruar. Në 25 prill mbaron koha e tetë viteve dështim. Përgjgijen do ta marrë jo vetëm nga Kavaja, por nga e gjithë Shqipëria. E konsiderojmë këtë një akt të një grupi të kryesuar nga Edi Rama. Dua t’i ndaj veç socialistët e ndershëm, jo vetëm ata që janë vërshuar të bëhen pjesë e ndryshimit, por edhe ata që kërkojnë që Shqipëria të ndahet nga kjo rrugë.
Ylli Rakipi: Rama ka reaguar, ka thënë është ngjarje e rëndë, të vihen fajtorët para drejtësisë, por ngjarja të mos politizohet.
Lulzim Basha: Është atentat politik. Media e di fare mirë që këta janë njerëzit e Edi Ramës.
Ylli Rakipi: Dini diçka më shumë ju për këtë përplasje?
Lulzim Basha: Nuk ka patur përplasje, por atentat ndaj aktivistit tonë. …Nuk është Lulzim Basha o sot o kurrë, por Shqipëria o sot, o kurrë!
MARRË NGA TPZ.al
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
KAVAJË– Presidenti Ilir Meta ka ndëshkuar plagosjen e 27-vjeçarit Bledar Okshtuni, të ndodhur pasditen e sotme në zyrat e Partisë Demokratike në Kav...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka mbyllur para kohe intervistën me gazetarin Ilir Babaramo në Report TV. Teksa u pyet për skandalin e logos së Teatrit Kombë...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama është bllokuar dhe ka ngecur në momentin që është pyetur për tunelin Kardhiq-Delvinë që nuk u bë asnjëherë. Rama vijoi të tho...
TIRANË- Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka thënë se LSI në këto zgjedhje do të marrë 3 mandate në qarkun e Vlorës, ku dy do të jenë në Vlorë dhe 1 në ...
DURRËS- Në sondazhin e fundit për Qarkun e Durrësit, Lulzim Basha gëzon një pëlqyeshmëri më të lartë se sa Edi Rama, duke rikuperuar dhe përmbysur diferenc...
TIRANË- Pas denoncimit të skandalit të të dhënave personale, pritej që prokurorët e SPAK të hetonin serverat e AKSHI, institucioneve të tjera të cilave iu ...
KAVAJË- Presidenti Ilir Meta është nisur nga Elbasani drejt Kavajës pas mbarimit të intervistës së tij në emisionin “Debat dhe Transparencë” në TV Skampa. ...
ELBASAN- Presidenti Ilir Meta ka komentuar plagosjen e ndodhur ditën e sotme në zyrat e PD-së në Kavajë.I ftuar në emisionin “Debat dhe Transparencë” në TV Skam...