Politike

Karantinë dy javore për emigrantët/ Kryemadhi: Vendim se e dinë që 90% e tyre do votonin kundër Ramës

19 Prill 2021, 21:12 Nga DOSJA
Karantinë dy javore për emigrantët/ Kryemadhi: Vendim se e

TIRANË– E ftuar në “Open” me Eni Vasilin, Kryetarja e LSI ndër të tjera komentoi edhe vendimin e sotëm të Komitetit Teknik të Ekspertëve, ku duhet të karantinohej për një periudhë 2 javore çdo person që vinte nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut.

Kryemadhi u shpreh se ky vendim vjen sepse e dinë që 90% e emigrantëve që do të vinin do të vononin kundër Ramës dhe Rilindjes.

“Pjesëmarrja mund të jetë më e vogël për shkak të largimit, për shkak edhe të vendimit që ka marrë komiteti teknik, që nuk lejon emigrantët për të ardhur dhe i ka detyruar që të karantinohen 2 javë, sepse e di që 90% e emigrantëve që do të vijnë, do të jenë votues kundra Rilindjes.” – tha Kryemadhi.

Marrë nga Top Channel

(F.M/DOSJA.AL)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike monika kryemadhi zgjedhjet 25 prill 2021 monika kryemadhi zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll