Politike

Lulzim Basha i prerë: Zero shanse që Rama të jetë pjesë e qeverisë time!

19 Prill 2021, 20:36 Nga DOSJA
Lulzim Basha i prerë: Zero shanse që Rama të jetë pjesë

TIRANË- Kryetar i opozitës, Lulzim Basha, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” nga Ylli Rakipi në MCN TV, i është përgjigjur negativisht ftesës së Ramës pë koalicion, duke deklaruar se Rama nuk do të jetë kurrë pjesë e qeverisë së tij.

“Si ka mundësi një njeri që e kaloi fushatën si satelit i kandidatit për kryeministrit, që sillet rreth e qark fushatës time… Pse u kujtua të bëjë ditët e fundit këtë ftesë? Rama e ka mësuar që në 25 prill do të humbë. Po mundohet të hapë një deriçkë për t’u bërë pjesë e qeverisë tonë. Në mënyrë të prerë, ai nuk do të jetë pjesë e aleancës tonë. 25 prilli, bëhet për një pyetje, edhe katër vjet si këto që shkuan, me të gjithë problemet e papunësisë, ekonomisë, shëndetësisë, bllokimin nga Europa, apo për ndryshimin? E kam parë dhe prekur entuziasmin, shpresën.

Është marifet i fundit. Në mënyrë absolute, ndryshim pa larguar Edi Ramën, nuk ka. Në mënyrë absolute pa Edi Ramën.. Zgjedhjet nuk bëhen për PD dhe PS, por për shqiptarët. Ne kemi ardhur pasi kemi vrojtuar nga afër dhimbjet e tyre, mundësitë reale të Shqipërisë. Zgjedhja që shqiptarët do të bëjnë nuk bëhet për mua, por për fëmijët e tyre. Ka zero shanse që Edi Rama të jetë pjesë e qeverisjes time. Aleanca për ndryshim do të fitojë”, tha Basha.

MARRË NGA TPZ.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll