Politike

Basha: Shqiptarët nuk duan që vendi të shkojë drejt një diktature me pasoja shkatërrimtare për vendin. Koalicioni ynë ë

19 Prill 2021, 20:48 Nga DOSJA
Basha: Shqiptarët nuk duan që vendi të shkojë drejt një

TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar se deri sa Shqipëria të futet në Bashkimin Evropian ai do të kufizojë pushtetin e pozitës duke bërë që një qeveri të ketë mundësi që të qeverisë vetëm për 2 mandate.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Basha ka thënë se më ketë gjë ai do t’i japë më shumë fuqi opozitës së ardhshme që të kontrollojë qeverisjen.  

“Unë të garantoj që fjalën e dhënë dhe besimin që kam që Shqipërisë deri sa të futet në Bashkimin Europian i lypset një kufizim i pushtetit do ta mbajë dhe do ta mbajë në 3 drejtime kryesore duke forcuar opozitën e ardhshme si institucion po duke i dhënë më shumë fuqi opozitës së ardhshme sepse opozita në fakt zoti Rakipi ka për detyrë të kontrollojë qeverisjen duke siguruar që reforma në drejtësi të jetë një sukses dhe të ju japi shqiptarëve një nga tre kolonat e pushtetit politik dhe duke kufizuar mandatin e kreut ekzekutivit në 2 mandate, jo më shumë se 2 mandate të paktën deri sa Shqipëria të bëhet anëtare e Bashkimit Europian, sepse unë mendoj në fakt besoj edhe përtej kësaj por të paktën deri sa të jetë anëtare e BE-së në qoftë se nuk i realizon dot për 8 vite”, tha Basha.

(I.A;F.M/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll