Aktualitet

Plagosi 5 persona në xhami, zbardhet dëshmia e Rudolf Nikollit: Më shanin, e kam parë në ëndërr

19 Prill 2021, 18:33 Nga DOSJA
Plagosi 5 persona në xhami, zbardhet dëshmia e Rudolf Nikollit:

TIRANË- Autori i plagosjes së 5-fishtë në një xhami pasditën e sotme, Rudolf Nikolli ka dhënë dëshimë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Nikolli para grupit hetmor ka thënë se e ka parë në ëndërr që e shanin dhe ngacmonin.

“Kam parë në ëndërr dhe më shanin, më ngacmonin dhe më ndiqnin,” ka thënë Nikolli.

Plagosja e pesëfishtë ndodhi mesditën e sotme në xhaminë “Dine Hoxha”. Rudolf Nikolli, 34 vjeç, nga Burreli, u fut brenda në xhami dhe qëlloi me thikë besimtarë e punonjës të xhamisë, duke lënë pesë persona të plagosur.

Nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë me një konflikt çasti apo sulm terrorist. Autori rezulton të ketë kryer edhe një plagosje tjetër me thikë, një muaj më parë në një terminal autobusësh. Pas kësaj ngjarjeje, Nikolli u shpall në kërkim por prej më shumë se një muaji lëvizte lirshëm nën hundën e policisë.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet plagosje ne xhami rudolf nikolli plagosje ne xhami rudolf nikolli

Sondazh

Poll