Aktualitet

Plagosja tek zyrat e PD-së në Kavajë, policia: Kemi identifikuar autorin, është shpallur në kërkim

19 Prill 2021, 17:49 Nga DOSJA
Plagosja tek zyrat e PD-së në Kavajë, policia: Kemi identifikuar

KAVAJË– Policia e Shtetit ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Kavajë, ku mbeti i plagosur Bledar Okshtuni. Sipas njoftimit të Policisë, autori është identifikuar dhe është shpallur në kërkim. 

Njoftimi i policisë Kavajë

Plagosi me armë zjarri 27 vjeçarin, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar. Vijon krehja e zonës për kapjen e tij. Sot rreth orës 19:00, në lagjen nr.4, në Kavajë, shtetasi N. J., dyshohet se si pasojë e një konflikti për motive të dobta, ka hyrë në ambientet e brendshme të një zyre elektorale të një subjekti politik dhe ka plagosur me armë zjarri pistoletë në këmbë shtetasin B. O., 27 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Durrësit, nën kujdesin e mjekëve. Menjëherë forca të shumta Policie kanë shkuar në vendngjarje dhe vijon krehja e zonës si edhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje -dalje të Qytetit për kapjen e autorit.  Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet bledar okshtuni plagoset nje person tek zyrat e pd ne kavaje bledar okshtuni plagoset nje person tek zyrat e pd ne kavaje

Sondazh

Poll