Aktualitet

Kryetari i Konferences Ipeshkvore ngushëllon Komunitetin Musliman për plagosjen e 5-fishtë te xhamia “Dine Hoxha”: I lute

19 Prill 2021, 17:41 Nga DOSJA
Kryetari i Konferences Ipeshkvore ngushëllon Komunitetin Musliman për

TIRANË- Kryetari i Konferences Ipeshkvore Angelo Massafra, i ka dërguar një letër ngushëllimi Kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu për plagosjen e 5-fishtë që ndodhi në xhaminë ‘Dine Hoxha’ ditën e sotme. Në letër, shkruhet se Massafra shpreson që ngjarja të zbardhet sa më parë dhe i është lutur Zotit që paqja dhe e mira të mbizotrojë në zemrat e të gjithë besimtarëve.

Letra:

Shumë i Nderuar Zoti Bujar Spahiu
Kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë,

Lajmi i sulmit me thikë nga një individ në xhaminë e Dine Hoxhës në Tiranë ku kanë mbetur të plagosur disa besimtarë myslimanë na ka tronditur të gjithëve. Duke shpresuar që ngjarja të zbardhet sa më shpejt në të gjitha detajet e saj, ju shprehim juve, e nëpërmjet jush, të plagosurve e familjeve të tyre, afërsinë e solidaritetin e të gjithë Kishës katolike në Shqipëri. I lutemi Zotit për ju të gjithë, që po jetoni edhe muajin e Ramazanit, për të plagosurit, për komunitetin tuaj e të gjithë shqiptarët që paqja dhe e mira të mbretërojë në zemrat tona e që ngjarje të tilla të mos përsëriten më. Zoti na bekoftë të gjithëve!

Mons. Angelo Massafra o.f.m.
Kryetar i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë

Plagosja e pesëfishtë ndodhi mesditën e sotme në xhaminë “Dine Hoxha”. Rudolf Nikolli, 34 vjeç, nga Burreli, u fut brenda në xhami dhe qëlloi me thikë besimtarë e punonjës të xhamisë, duke lënë pesë persona të plagosur.

Nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë me një konflikt çasti apo sulm terrorist. Autori rezulton të ketë kryer edhe një plagosje tjetër me thikë, një muaj më parë në një terminal autobusësh. Pas kësaj ngjarjeje, Nikolli u shpall në kërkim por prej më shumë se një muaji lëvizte lirshëm nën hundën e policisë.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet angelo massafra bujar spahiu plagosje ne xhami angelo massafra bujar spahiu plagosje ne xhami

Sondazh

Poll