Politike

Plagosja e sekretarit të PD-së në Kavajë, Rama: Autori duhet çuar në pranga sa më shpejt, Basha të bashkohet me mua

19 Prill 2021, 19:05 Nga DOSJA
Plagosja e sekretarit të PD-së në Kavajë, Rama: Autori duhet

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka ndëshkuar ngjarjen e ndodhur në Kavajë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri sekretari i Partisë Demokratike, Bledar Okshtuni. Në një reagim në rrjetet sociale, Rama shkruan se kjo ngjarje nuk duhet politizuar dhe autori duhet vënë në pranga sa më shpejt.

Rama fton edhe Bashën që të bashkohet me të për të mbështetur drejtësinë pa nxitur tensionin

“Plagosja e Kavajës e patolerueshme! Autori duhet çuar në pranga sa më shpejt! Politizimi i kësaj ngjarjeje është po aq i keq sa vetë ngjarja! LB duhet të bashkohet me mua për të mbështetur drejtësinë pa nxitur tensionin, ndërsa IM duhet ta ndalë fushatën idioteske të tensionimit!”– shkruan Rama. 

LAJM KRYESOR: Tronditet fushata në Kavajë! I dënuari për vrasje plagos me armë zjarri sekretarin në zyrat e PD-së. Duma: Ishte me Kreun e Policisë, janë pjesë e PS-së. Mbërrin Basha në vendngjarje. Meta: Do vij urgjent

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama plagoset nje person tek zyrat e pd ne kavaje edi rama plagoset nje person tek zyrat e pd ne kavaje

Sondazh

Poll