Aktualitet

Tronditet fushata në Kavajë! I dënuari për vrasje plagos sekretarin e PD-së. Duma: Ishte me Kreun e Policisë, janë pjesë

19 Prill 2021, 17:27 Nga DOSJA
Tronditet fushata në Kavajë! I dënuari për vrasje plagos

KAVAJË– Bledar Okshtuni, 27 vjeç, sekretar pranë zyrave të Partisë Demokratike ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme. Dosja.al ka mësuar se rreth orës 19:00 në lagjen numër katër në Kavajë, Ndriçim Jonuzi (Tahiri), një person me precedentë të theksuar kriminalë është futur në zyrat e PD-së.

I shoqëruar nga Markel Shtylla dhe Dorian Troplini, të cilët sipas Grida Dumës janë aktivistë pranë Partisë Socialiste, ai ka debatuar për motive të dobëta me Okshtunin. Debati ka agravuar në përdorimin e armës së zjarrit dhe Jonuzi ka qëlluar në këmbë 27-vjeçarin duke e lënë të plagosur. E pranishme ka qenë Grida Duma, e cila publikisht denoncoi me emra autorët dhe tha se gjithçka nisi për motive banale, ‘lëvize makinën, mos e lëviz makinën’.

Okshtuni është dërguar në spitalin e Durrësit aty ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikur për jetën, ndërkohë që policia ka shpallur në kërkim Jonuzin. Ai është vënë në pranga mbrëmjen e 13 marsit në vitin 2014 në qytetin e Kavajës, pasi ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma për vrasje, ngjarje e ndodhur në vitin 2007. Teksa kanë kaluar shtatë vite pas arrestimit të tij, Jonuzi endej i lirë në Kavajë dhe mbi të gjitha i armatosur, duke shkaktuar një tjetër plagosje e duke hapur sërish dyert e burgut.

Nga Kavaja, Basha dënoi ngjarjen e rëndë dhe tha se ndëshkimin autorët duhet ta marrin me votë më 25 prill, ditën që do të vzhvillohen edhe zgjedhjet. Ndërsa Presidenti Ilir Meta ka lajmëruar se do të nisetm e urjgencë drejt Kavajës, sapo të mbarojë Iftarin në Elbasan. Pavarësisht akuzave të Dumës, kryeministri Edi Rama është distancuar nga ngjarja në fjalë, duke ftuar edhe Bashën që të bashkohet me të në shërbim të drejtësisë.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet bledar okshtuni grida duma lulzim basha plagoset nje person tek zyrat e pd ne kavaje bledar okshtuni grida duma lulzim basha plagoset nje person tek zyrat e pd ne kavaje

Sondazh

Poll