Aktualitet

Plagosja e 5-fishtë në Tiranë! Mezini i xhamisë së Klosit: Rudolfi ishte djalë i mirë, pasi u sëmur nuk erdhi më, e ka

19 Prill 2021, 17:22 Nga DOSJA
Plagosja e 5-fishtë në Tiranë! Mezini i xhamisë së

TIRANË– Ahmet Kulla, mezini i xhamisë së Klosit ka deklaruar se Rudolf Nikolli, autori i plagosjes së pesëfishtë sot në Tiranë ka frekuentuar vazhdimisht xhaminë në Klos. Në një prononcim për Report TV, Kulla shton se për shkak të sëmundjes dhe depresionit që po kalonte, Nikolli nuk kishte shkuar më. Kulla e përshkruan Rudolfin si një djalë të mirë e të qetë.

“Ai ka qenë frekuentues i rregull i xhamisë, ka qenë i sjellshëm, i urtë dhe i edukuar, por kishte shfaqur shenja depresioni. Është shumë djalë i mirë, nuk mund të them një fjalë të keqe për të, e frekuentonte vazhdimisht xhaminë, dhe nuk mund të them një fjalë të keqe, veprimin mund ta ketë bërë nga depresioni, probleme shëndetësore ka shfaqur, u shkëput nga xhamia nga problemet që ka pasur. Në xhaminë tonë nuk ka ndodhur asnjë problem, më vjen shumë keq për të, ka qenë tepër i rregullt,”- tregon ai.

Plagosja e pesëfishtë ndodhi mesditën e sotme në xhaminë “Dine Hoxha”. Rudolf Nikolli, 34 vjeç, nga Burreli, u fut brenda në xhami dhe qëlloi me thikë besimtarë e punonjës të xhamisë, duke lënë pesë persona të plagosur.

Tashmë ai është vënë në pranga, ndërsa të plagosurit janë në spital, duke marrë mjekimin dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë me një konflikt çasti apo sulm terrorist. Autori rezulton të ketë kryer edhe një plagosje tjetër me thikë, një muaj më parë në një terminal autobusësh. 

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet ahmet kulla plagosje ne xhami rudolf nikolli ahmet kulla plagosje ne xhami rudolf nikolli

Sondazh

Poll