Aktualitet

Përgjaket Ramazani! Sulm me thikë brenda xhamisë ‘Dine Hoxha’, plagosen 5 persona, prangoset autori, kishte kryer një tj

19 Prill 2021, 12:50 Nga DOSJA
Përgjaket Ramazani! Sulm me thikë brenda xhamisë ‘Dine

TIRANË– Përgjaket muaji i shenjtë i Ramazanit! Rudolf Nikolli, 34 vjeç, nga Burreli, person me precedent të mëparshmë penalë ka plagosur pesë persona në xhaminë “Dine Hoxha” në “Rrugën e Kavajës”. Fillimisht, Nikolli me një thikë buke në dorë është afruar pranë xhamisë dhe ka plagosur punonjësin tek recepsioni i xhamisë. Ky i fundit ta tentuar ta ndalojë dhe ta nxjerrë jashtë, por Nikolli është futur duke plagosur edhe besimtarët që po luteshin.

Të gjithë bashkë, besimtarë e punonjës të xhamisë e kanë nxjerrë jashtë, por sërish 34-vjeçari nuk ka ndaluar së sulmuari, duke përdorur thikën që mbante në dorë. Më pas, grupi i të pranishmëve në vendin e ngjarjes e kanë vënë poshtë dhe e kanë sulmuar me grushte, shkelma e karrige, siç edhe u pa në videon e publikuar nga Dosja.al. (Shiko këtu, PAMJE TË RËNDA).

Si pasojë e sulmit të plagosur mbetën: pesë persona, Donald Koçi, rreth 35 vjeç, Saba Peposhi, rreth 22 vjeç, Mariglen Konja, rreth 24 vjeç, Kleon Jaupaj, rreth 26 vjeç dhe Anri Tola, rreth 23 vjeç, mes të cilëve është edhe një punonjës i picerisë pranë xhamisë që ndërhyri për të ndihmuar besimtarët. 

Rudolf Nikolli u vu në pranga dhe ndodhet në Drejtorinë e Policisë. Ai është marrë në pyetje nga drejtori i Antiterrorit, Gledis Nano dhe mësohet se është prangosur nën akuzën e sulmit terrorist. Para policisë, ai mësohet të ketë thënë se në ëndërr ka parë njerëz që e shanin dhe e ngacmonin.

Autori rezulton të ketë kryer edhe një plagosje tjetër me thikë, një muaj më parë në një terminal autobusësh. Pas kësaj ngjarjeje, Nikolli u shpall në kërkim por prej më shumë se një muaji lëvizte lirshëm nën hundën e policisë.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe imami i xhamisë, Ahmet Kalaja, i cili në një komunikim me besimtarët myslimanë, u shpreh se shpresonte që ngjarja të mos kishte lidhje me një akt terrorist por që autori të ketë probleme me shëndetin mendor. Ndërsa një dëshmitar tregoi se Nikolla nuk ishte konfliktuar me askënd, por thjesht kishte nisur sulmin. Vetë babai i Nikollit ka treguar se ata janë katolikë, por i biri falej në xhami pasi kishte kontaktuar dhe ishte lidhur me një hoxhë.

(k.m;f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet anri tola arrestohet rudolf nikolla donald koçi kleon jaupaj mariglen konja plagosje ne xhami rudolf nikolla saba peposhi anri tola arrestohet rudolf nikolla donald koçi kleon jaupaj mariglen konja plagosje ne xhami rudolf nikolla saba peposhi

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Prill 2021, 11:48

TIRANË– Ndryshojnë masat anti-COVID në Shqipëri! Në mbledhjen e sotme, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka lajmëruar se të gjithë qytetarët që do të lëvizin ng...