Aktualitet

Rama: 208 mijë vaksina të tjera zbresin pas pak orësh në Rinas

19 Prill 2021, 10:02 Nga DOSJA

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se në Rinas do të vijnë 208 mijë vaksina të tjera. Me anë të një postimi të bërë në ‘Facebook’, Rama ka ndarë fotot nga aeroporti duke ndarë dhe lajmin e mirë.

“208 mijë vaksina të tjera zbresin pas pak orësh në Rinas”, kështu ka njoftuar kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook”.

Ditën e djeshme erdhën në Shqipëri dhe 50,000 doza nga AstraZeneca. Deri më tani janë 324,840 persona të vaksinuar në Shqipëri, ndërkohë që prej 3 ditësh ka nisur dhe vaksinimi i operatorëve turistikë.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama vaksinat anti-covid edi rama vaksinat anti-covid

Sondazh

Poll