Aktualitet

Arrestohet në Tiranë italiani i superkërkuar për 1 mln euro mashtrim, nën hetim vihet edhe shoqëria GALA (NGJARJA)

19 Prill 2021, 08:52 Nga DOSJA
Arrestohet në Tiranë italiani i superkërkuar për 1 mln euro

TIRANËDosja.al ka zbuluar se është arrestuar shtetasi italian Gabriele Tarroni Longinotti, i akuzuar për mashtrim ndërkombëtar në vlerën e 1 milionë eurove. Arrestimi ka ndodhur më 29 mars 2021. Italiani akuzohet për mashtrim ndërkombëtar ndaj kompanisë BP të cilës i ka vjedhur shumën prej 1 milion eurosh si dhe akuzohet falsifikim dokumentash bankare.

Krahas tij nën hetim është vënë dhe shoqëria GALA me seli në Tiranë  me administrator  po Gabriele Tarroni Longinotti. Ngjarja u raportua edhe nga policia shqiptare, ku në një njoftim për mediat, në ato ditë, policia raportoi se:

Tiranë – Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës, për shtetasin italian në kërkim G. L., 49 vjeç,  i kapur nga shërbimet e P. K. K. Rinas, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Mashtrimi”.

Ndërkohë që pas arrestimit, 49-vjeçari Longinotti pritet të ekstradohet drejt Italisë.

(F.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet italiani gabriele tarroni longinotti arrestohet italiani gabriele tarroni longinotti

Sondazh

Poll