Aktualitet

Terrorizoi çiftin! Kush është drejtuesi i mjetit që kërkoi të shtypë burrë dhe grua në Yzberisht (EMRI)

19 Prill 2021, 08:57 Nga DOSJA
Terrorizoi çiftin! Kush është drejtuesi i mjetit që

TIRANË – Taulant Mekollari është personi i cili terrorizoi ditën e djeshme një çift si dhe personat që ishin të pranishëm. 39-vjeçari u përfshi fillimisht në një konflikt me personin me inicialet G.M e më pas ka tentuar që ti përplasë me makinë.

Mekollari është dënuar më parë për akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike.

E gjithë skena ndodhi mesditën e djeshme në zonën e Yzberishtit në Tiranë. Momenti është filmuar nga qytetarët që po shikonin skenën.

Ngjarja është parandaluar nga punonjës i “Shqiponjave” Shkëlzen Tafa që ndodhej rastësisht aty, i cili ishte i veshur civil. Ai ka ndërhyrë menjëherë duke nxjerrë armën nga brezi dhe neutralizuar 39-vjeçarin, ndërsa më pas arrestimi i tij është bërë nga policët e komisariatit nr.6, të cilët ishin njoftuar për konfliktin.

Ngjarja e rëndë në Tiranë! Policia jep NJOFTIMIN zyrtar: U parandalua vrasja e dyfishtë! Pas debatit, 39-vjeçari tentoi të godiste çiftin, përplasi dy herë mjetin e tyre

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet parandalohet vrasja ne tirane taulant mekollari parandalohet vrasja ne tirane taulant mekollari

Sondazh

Poll