Aktualitet

KPK shkarkon nga detyra Kolë Hysenajn, prokurori “famëkeq” nuk justifikoi 260 milionë lekë (VENDIMI)

19 Prill 2021, 08:55 Nga DOSJA
KPK shkarkon nga detyra Kolë Hysenajn, prokurori “famëkeq”

TIRANË- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar sot nga detyra prokurorin “famëkeq” të Prokurorisë së Tiranës, Kolë Hysenaj. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se vendimi për Hysenajn u dha sot, ndërsa për disa muaj me radhë, u shty seanca përfundimtare në ngarkim të tij.

Prokurori Kolë Hysenaj, u shkarkua për shkak të mosjustifikimit të pasurisë, integritetit të figurës dhe implikimit me persona të dyshuar për lidhje me krimin.

Trupa gjykuese për Hysenajn drejtohej nga Pamela Qirko me anëtarë Olsi Komicin dhe Firdes Shulin. Hysenaj e priti me qetësi vendimin dhe u largua nga salla pasi tha: “Ju faleminderit”.

Në hetimin e dytë që u bë për Hysenajn u konstatua probleme për pasurinë, ndërsa që ndaj tij ishin depozituar edhe 5 denoncime të reja nga publiku.

Relatorja tha se Hysenaj nuk e kishte deklaruar pasurinë siç duhet pasurinë, ndërsa përgjatë karrierës nuk kishte deklaruar asnjëherë kursime dhe para kesh. Ai nuk justifikonte rreth 26 milion lekësh të reja.

Ndërsa Hysenaj ka këmbëngulur se deklarimet e tij kanë qenë të sakta. Prokurori deklaroi se deri në vitin 2011 kur kishte blerë për 11 milion lekë një tokë në Bërxullë të Tiranës, kishte pasur kursime 9.4 milion lekë, ndërsa nga ky vit, duke shtuar të ardhurat nga shitja e një pasurie po tokë në Fikas për 135 mijë USD dhe një makine prej 22 mijë eurosh, kishte pasur kursime që shkonin në 18 milion lekë.

Por KPK ia hodhi poshtë pretendimet duke deklaruar se shuma prej 135 mijë dollarë që ishte e pamundur të arrihej me kursimet, duke shtuar se paratë janë deklaruar si të shfrytëzuara për blerjen e pasurive të patundshme në Korçë.

(F.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet shkarkohet kole hysenaj vettingu per kole hysenajn shkarkohet kole hysenaj vettingu per kole hysenajn

Sondazh

Poll