Aktualitet

Aksident në Vlorë/ Dy mjete përplasen me njëra-tjetrën, plagoset 70-vjeçari

19 Prill 2021, 09:35 Nga DOSJA
Aksident në Vlorë/ Dy mjete përplasen me njëra-tjetrën,

VLORË– Një 70-vjeçar është aksidentuar në Vlorë, pasi dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën, në aksin rrugor Peshkëpi-Vlorë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 10:46, në aksin rrugor Peshkëpi-Vlorë, në afërsi të rrethrrotullimit në fshatin Peshkëpi, një mjet tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin F. G, është përplasur me një tjetër mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin A. H.Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar një nga pasagjerët e mjetit “Benz”, shtetasi Sh. A., rreth 70 vjeç, i cili po transportohet në spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore.Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne vlore aksident ne vlore

Sondazh

Poll