Aktualitet

Situata nga pandemia, Greqia shtyn deri në 26 prill afatin e bllokimit të Kapshticës!

19 Prill 2021, 08:30 Nga DOSJA
Situata nga pandemia, Greqia shtyn deri në 26 prill afatin e bllokimit

KAPSHTICË-Greqia ka shtyrë sërish hapjen e pikës kufitare të Kapshticës me Shqipërinë. Pak ditë më parë Greqia vendosi të hapë kufijtë për turistët e vendeve të BE dhe disa vendeve të tjera, duke përjashtuar vendin tonë. Pika kufitare do të jetë e bllokuar deri më 26 prill.

Në njoftimin e bërë publik bëhet e ditur se dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00.

NJOFTIMI:

Autoritetet e Policisë Greke, në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, kanë njoftuar palën shqiptare për shtyrjen e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri në datën 26.04.2021.Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur.Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve.Duke ju falenderuar për mirëkuptimin.

(A.B)/Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet mbyllet kapshtica mbyllja e kufijve me greqine shtyhet afati me kapshticen mbyllet kapshtica mbyllja e kufijve me greqine shtyhet afati me kapshticen

Sondazh

Poll