Aktualitet

MESAZH me PLUMBA në Shkodër! Qëllohet me armë ndaj dy makinave të kryetarit të PS në Velipojë, ‘tronditet’ qyteti o

19 Prill 2021, 08:40 Nga DOSJA
MESAZH me PLUMBA në Shkodër! Qëllohet me armë ndaj dy

SHKODËR– Mesazh me plumba ndaj 36-vjeçarit në Velipojë të Shkodrës! Mëngjesin e sotëm, rreth orës 02:00 të mëngjesit, është qëlluar me armë zjarri drejt dy makinave në pronësi të 36-vjeçarit David Ndoci.

Mjetet kanë qenë të parkuara para banesës së tij dhe raportohet se ka pasur vetëm dëme materiale, fatmirësisht pa lëndime në njerëz.

Mësohet se pronari i makinave “Ford Fiesta” dhe “Benz” është kryetar organizate i Partisë Socialiste në fshatin Gomsiqe të Velipojës. Por ende nuk dihet nëse sulmi me armë ndaj mjeteve të tij ka lidhje me angazhimin e tij politik. 

Deri më tani Policia ka dhënë vetëm njoftimin paraprak lidhur me ngjarjen, ndërkohë që ka nisur nga puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

(k.m.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet david ndoci te shtena ne shkoder velipoje david ndoci te shtena ne shkoder velipoje

Sondazh

Poll