Aktualitet

E RËNDË NË ITALI! Shqiptari vret me çekiç bashkëshorten në sy të fëmijëve minorenë!

19 Prill 2021, 08:27 Nga DOSJA
E RËNDË NË ITALI! Shqiptari vret me çekiç

ITALI– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e së dielës në qytezën Pove del Grappa në provincën e Vincezas në Itali, ku një shqiptar ka vrarë gruan e tij në sy të fëmijëve.

Mediat italiane bëjnë me dije se 51-vjeçari shqiptar Gëzim Alla ka dhunuar për vdekje me çekiç bashkëshorten e tij 39 vjeçe, Dorina Alla.

Pas ngjarjes së rëndë, 51-vjeçari shqiptar ka telefonuar policinë dhe ka pranuar krimin, pasi është vetëdorëzuar.

Çifti shqiptar kishte dy fëmijë të moshës 13 dhe 9 vjeç, të cilët kanë parë ngjarjen macabre dhe janë tmerruar. Shkaku i vërtetë ende nuk është zbardhur, ndërsa policia italiane ka treguar se dyshohet për motive të dobëta.

Prej vitti 2017 familja shqiptare ishite transferuar në komunën Pove Del Grappa, ndërsa autori i vrasjes punonte si murator. Fëmijët minorenë janë marrë në kujdesje nga disa familjarë që jetojnë në Itali.

(kle.mu./Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet gëzim alla shqiptari vret gruan ne itali gëzim alla shqiptari vret gruan ne itali

Sondazh

Poll