Aktualitet

Përndjekje ndaj ish-të dashurës dhe ngacmim seksual, vihen nën hetim 2 të rinjtë në Tiranë

19 Prill 2021, 06:24 Nga DOSJA
Përndjekje ndaj ish-të dashurës dhe ngacmim seksual, vihen

TIRANË– Policia e shtetit ka marrë masa ndaj disa personave të cilët kanë kryer vepra të ndryshme penale. Kështu, është proceduar në gjendje të lirë një 29-vjeçar, sepse në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur ish të dashurën e tij, duke i krijuar asaj gjendje frike dhe pasigurie për jetën e saj.

NJOFTIMI:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :E. B., 38 vjeç, M. J., 44 vjeç dhe N. M., 34 vjeç, pasi janë kapur në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.•Më datë 18.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në gjendje të lirë për shtetasin G. C., 29 vjeç, sepse në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur ish të dashurën e tij, duke i krijuar asaj gjendje frike dhe pasigurie për jetën e saj.

•Më datë 18.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në gjendje të lirë për shtetasin E. L., 27 vjeç, pasi ka ngacmuar seksualisht një shtetase 22-vjeçare.•Më datë 18.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin B. S., 24 vjeç, pasi në rrugën “Kongresi i Manastirit”, ka kanosur një shtetas.•Më datë 18.04.2021, shtetasi R. Sh., 23 vjeç, kallzon se në Kavajë, persona të paidentifikuar e kanë shtyrë dhe ofenduar atë. Punohet për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arrestime ne tirane ngacmim seksual arrestime ne tirane ngacmim seksual

Sondazh

Poll