Aktualitet

Eksploziv banesës së Arben Pllumit, policia: Janë shoqëruar disa persona të dyshuar, pistat e hetimit…

19 Prill 2021, 05:54 Nga DOSJA
Eksploziv banesës së Arben Pllumit, policia: Janë shoqëruar

TIRANË– Policia e shtetit ka dhënë njoftimin zyrtar për shpërthimin e ndodhur në banesën e Arben Pllumit në Halil të Fushë-Krujës.

Në njoftimin e policisë shkruhet se nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale.  Policia ka shoqëruar disa shtetas të dyshuar për këtë ngjarje, që dyshohet se ka ndodhur për shkak të konflikteve të mëparshme.

NJOFTIMI:

Më datë 18.04.2021, rreth orës 23:00, në oborrin e banesës së pabanuar të shtetasit A. P., ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa shtetas të dyshuar për këtë ngjarje që dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e disa konflikteve të ndodhura më parë.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Për herë të katërt! I vihet sërish eksploziv banesës së Arben Pllumit në Fushë Krujë, nga FRIKA familjarët janë larguar 1 muaj më parë, fqinjët: Shpërthimi ia kaloi tërmetit

(A.B)/Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arben pllumbi shperthim me eksploziv ne fushe kruje arben pllumbi shperthim me eksploziv ne fushe kruje

Sondazh

Poll