Politike

Momenti i SIKLETSHËM, Arjola Demiri i afrohet për një foto, shikoni si e shmang Rama aktoren që e ka mbështetur publikisht

18 Prill 2021, 20:31 Nga DOSJA
Momenti i SIKLETSHËM, Arjola Demiri i afrohet për një foto,

TROPOJË– Arjola Demiri, aktorja që kërkoi hapur publikisht të bashkohej me strukturat e Partisë Socialiste, sot është shmangur me ‘lezeet’ nga kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës që ky i fundit pati në Tropojë.

Në një video që qarkullon në rrjetet sociale shihet se Demiri afrohet të bëjë një foto me kryeministrin Rama, por ky i fundit nuk tregon ndonjë njohje për aktorën apo afrimitet.

Ai buzëqesh në siklet dhe ‘si me stil’ vahzdon të ecë përpara për të shmangur ndonjë bisedë me Demirin. Kjo e fundit ngelet pas nga turma që ecen më shpejt.

Demiri ka folur publikisht për dëshirën dhe për anëtarësimin e saj në Partinë Socialiste, pavarësisht se si përfundim nuk rezultoi në listat e kandidatëve për deputetë. Në çdo dalje televizive, Demiri është shprehur se ajo që ka më shumë dëshirë në këto momente është që të punojë me kryeministrin Edi Rama për një mandat të tretë, por strukturat e Partisë Socialiste, nuk e kanë menduar njësoj.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike arjola demiri edi rama arjola demiri edi rama

Sondazh

Poll

Politike 18 Prill 2021, 20:01

TIRANË- Kandidatja për deputete nga PD, Lediana Fratari ka komentuar deklaratën e biznesmenëve shqiptaro-amerikan, të cilët u bënë thirrje popullit shqipta...

Politike 18 Prill 2021, 19:24

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha së bashku me kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi kanë shkuar në Kombinat mbrëmjen e sotme, aty...