Politike

“I ati e qëlloi me shpullë se kishte blerë makinë”/ Rama rrëfen si u bë gjyshi i tij shoferi i Ahmet Zogut

18 Prill 2021, 20:07 Nga DOSJA
“I ati e qëlloi me shpullë se kishte blerë

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar në “E Diell” ku ka rrëfyer historinë e gjyshit të tij, të cilin e nxori babai nga shtëpia se kishte blerë makinë në Itali, por në këtë mënyrë ia doli të bëhej shoferi i Mbretit Zog.

Fillimisht u bë shoferi i kryetarit të Bashkisë, por më pas u bë i Ahmet Zogut pasi ishte i pranishëm në një festë të tij.

Edi Rama: Gjyshi im ishte djali i një babai që ishte drejtori i doganës së Durrësit dhe njëkohësisht i lidhur me lëvizjen patriotike për hapjen e shkollave shqipe. Kur gjyshi im u bë në moshën për të kryer studimet e larta, ai ëndërronte që ishte pasardhësi që t’ia linte stafetën në këtë rrugë patriotike.

Unë gjyshin e kam njohur por kam qenë i vogël, por gjyshja tregonte se kur erdhi Viti i Ri, të gjithë dolën në portin e Durrësit për ta pritur. Kur zbriti me një veturë, i ati e kuptoi që të gjithë paratë i kishte bërë rrush e kumbulla. I ati e qëllon me shpullë dhe i thotë, kjo është familja jote dhe kurrë më nuk të jap lekë që të shkosh në Itali. Ai mbeti në Durrës dhe ishte nga të pakët që posedonte makinë private. 

Më pas e thërriti kryebashkiake dhe i tha ose do bëhesh shoferi im me veturën tënde ose të zhdukesh. Ai ishte i çmendur pas veturave. Me kënaqësi u bën shoferi i tij dhe kujdesej për të gjitha makinat e shërbimit të bashkisë. Vjen festa kombëtare, naltmadhnia bëri festën e madhe në pallatin e tij dhe priste të gjithë.

Kur vjen kryetari i bashkisë me veturën, shkon përulet dhe naltmadhnia i thotë, s’ke turp, kështu i harxhon lekët e taksapaguesve. I thotë nuk është vetura ime, është e shoferit tim. Më pas naltmadhnia i thotë do bëhesh shoferi im me veturën tënde dhe kështu u bë shoferi i Ahmet Zogut.

Marrë nga Top Channel

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 18 Prill 2021, 20:01

TIRANË- Kandidatja për deputete nga PD, Lediana Fratari ka komentuar deklaratën e biznesmenëve shqiptaro-amerikan, të cilët u bënë thirrje popullit shqipta...

Politike 18 Prill 2021, 19:24

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha së bashku me kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi kanë shkuar në Kombinat mbrëmjen e sotme, aty...