Politike

“E rrëmbeu dhe e mbajti 6 muaj në hotel”, Rama zbulon historinë e gjyshes me shoferin e mbretit Zog dhe emrin e pagëzimi

18 Prill 2021, 19:35 Nga DOSJA
“E rrëmbeu dhe e mbajti 6 muaj në hotel”, Rama zbulon

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka zbuluar në ‘E diell’ historinë e gjyshes së tij dhe njohjen me shoferin e mbretit Ahmet Zogu.

Ajo bëri të pamundurën që të gjithë fëmijët të jenë katolikë dhe ndonëse gjyshi donte t’i merrte hak duke pagëzuar Edi Ramën në ortodoks, por ajo e pagëzoi gjatë natës me emrin Paulin. Ky emër është i xhaxhit të kryeministrit. Gjyshja zgjodhi pikërisht atë sepse kishte ndërruar jetë në moshë të re.

Rama: Në një nga udhëtimet në një event në katedralen e Shkodrës, ishte shofer dhe si të gjithë rrinin jashtë. Gjyshja ime në këtë familje, familja e kumbarit ishte shumë katolike, praktikante dhe gjyshja shkonte rregullisht në kishë dhe duke hyrë gjithë besimtarët në katedrale, shoferi i naltmadhnisë që ishte i dhënë pas veturave, por jo aq indiferent pas vajzave të bukura, i nguli sytë dhe që atë moment iu qep duke i bërë serenata. Një ditë të bukur i thotë të martohet. Kjo i thotë familjes, familja i thotë në asnjë mënyrë dhe bëjnë një rrëmbim konsensual. Me veturë e rrëmbeu nga Shkodra dhe e çoi në Durrës.

Kur arriti në Durrës në darkë, gjyshja i thotë ku po shkojmë ne, tek shtëpia i tha. Në asnjë mënyrë i thotë ajo, pa u martuar nuk futem në shtëpinë tënde. Ku do shkojmë? Në hotel. Gjyshja ishte e vendosur që duhet të martoheshin në kishë. Kisha nuk pranonte se ai ishte ortodoks dhe gjyshja i shkruan letër Papës së Romës ku i thotë se unë jam i dashuruar me këtë njeri, vjen nga një familje ortodokse por nëse ju më jepni lejen që të martohem, betohem para Zotit që fëmijët e mi të jenë të gjithë katolikë.

Dhe e ka mbajtur në hotel 6 muaj në Durrës. Vjen përgjigja nga selia e shenjtë dhe martohen në Kishën Katolike, babai im, xhaxhai, halla bëhen të gjithë katolikë dhe kur lind unë, ky më merr dhe më pagëzon ortodoks pa i thënë prindërve. Kthehet në shtëpi i thotë gjyshes e mora hakun, por nipi është ortodoks. Gjyshja e sheh duke qeshur dhe i thotë s’ke për ta kuptuar asnjëherë përse ne katolikët gjithmonë i arrijmë qëllimet tona sepse zgjohemi më herët se ju. Ky është pagëzuar katolik kur ti po flije gjumë. Ajo më kishte pagëzuar natën me një prift dhe unë emrin e pagëzimit e kam Paulin që është emri i xhaxhait, i cili vdiq shumë i ri nga një aneurizëm e zemrës.  

Marrë nga Top Channel

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 18 Prill 2021, 19:24

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha së bashku me kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi kanë shkuar në Kombinat mbrëmjen e sotme, aty...