Politike

Letra e Rezarta Reimann pas skandalit me të dhënat personale, Meta: Ndaj të njëjtin shqetësim të thellë, drejtësia të v

18 Prill 2021, 19:17 Nga DOSJA
Letra e Rezarta Reimann pas skandalit me të dhënat personale, Meta:

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka mbështetur letrën e politikanes gjermane Rezarta Reimann, e cila pasditen e sotme kërkoi llogari nga kryeministri Edi Rama pas publikimit të skandalit të të dhënave personale. Në një status në Facebook, Meta kërkon me urgjencë që të veprojnë institucionet e drejtësisë.

“Vjedhja nga sistemi digjital kombëtar dhe përdorimi politik i të dhënave personale, përmes metodave diktatoriale, është një lajm tronditës për çdo shqiptar por dhe për çdo europian. Ndaj të njëjtin shqetësim të thellë dhe u bëj thirrje organeve të drejtësisë të veprojnë me shpejtësi duke nxjerrë para përgjegjësisë ligjore ideatorët dhe ekzekutorët e këtyre praktikave survejimi e përndjekjeje, që e kthejnë vendin vite pas dhe i nxijnë faqen Shqipërisë kudo në botë. Pyetjet legjitime të ngritura nga përfaqësuesja e SPD duhej në fakt të kishin alarmuar Komisionerin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Avokatin e Popullit dhe çdo institucion shtetëror, që e kanë detyrë kushtetuese dhe ligjore mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut, demokracisë dhe shtetit ligjor. Më 25 prill regjimi i fuksave do të marrë fund njëherë e përgjithmonë!”– shkruan Meta.

Këtë pasdite, Reimann nënkryetare e Grupit Socialdemokrat në Këshillin Bashkiak të Schwabach në Gjermani i ka dërguar një letër të hapur kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe kreut të PS për Tiranën, pas publikimit të skandalit me të dhënat personale të qytetarëve.

Në letrën e saj, Reimann shkruante se duke qenë se PSSH dhe SPD janë që të dyja pjesë e Eurosocialistes Europiane, kjo praktikë e tillë nuk duhet të përdoret nga simotrat tona europiane. Reimann e ka dënuar këtë database duke shtuar disa pyetje, përmes të cilave kërkon të dije se cilët janë personat që qëndrojnë pas pas.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ilir meta investigimi i lapsi.al rezarta reimann skandali me te dhenat personale ilir meta investigimi i lapsi.al rezarta reimann skandali me te dhenat personale

Sondazh

Poll