Politike

18 Prill 2021, 20:01 Nga DOSJA

TIRANË- Kandidatja për deputete nga PD, Lediana Fratari ka komentuar deklaratën e biznesmenëve shqiptaro-amerikan, të cilët u bënë thirrje popullit shqiptarë që të votojnë për PD-në. Në një shkrim në Facebook, ajo ka shkruar se kjo është hera e parë që një komunitet sipërmarrësish është angazhuar në mbështetje të një forcë politikë. Fratari në postimin e saj shprehet se në 25 prill do të jetë dota do të largojnë Ramën nga pushteti.  

“Të gjithë në mbështetje të Partisë Demokratike. Asnjëherë më parë në një proces zgjedhor, një komunitet aktivistësh dhe sipërmarrësish shqiptaro-amerikanë nuk janë angazhuar në mbështetje të një force politike që premton progresin dhe mbi të gjitha një ndryshim drastik në mënyrën e qeverisjes.“Në këto vitet e fundit, gjendja është keqësuar edhe më tej. Mbizotërimi i oligarkëve, mungesa e konkurrencës së ndershme, korrupsioni, zgjatja e duarve të politikës në ekonominë private, mungesa e besimit te institucionet e rendit dhe të drejtësisë, problemet me pronat janë vetëm disa nga faktorët e shumtë që pengojnë një bum investimesh që do të shndërronte katërcipërisht ekonominë shqiptare” – kjo është nje pjese e deklarates se tyre, po kjo eshte edhe ajo që ne e ndjejmë çdo ditë, e shikojmë dhe ndjehemi të pafuqishëm të reagojmë. Por dita erdhi, në 25 prill, në kemi mundësi ta largojmë këtë të keqe që I ka zënë frymën ekonomisë dhe lirisë tonë,” shkruan Fratari.

Reagimi i Fratarit ka ardhur pasi disa biznesmenë shqiptaro-amerikan nënshkruan një deklaratë ditën e sotme ku i bën thirrje qytetarëve shqiptarë që të votojnë PD-në në 25 prill, pasi programi i tyre ekonomik është shpresëdhënës.    

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike biznesmenet thirrje popullit shqiptare te votojne pd lediana fratari zgjedhjet 25 prill biznesmenet thirrje popullit shqiptare te votojne pd lediana fratari zgjedhjet 25 prill

Sondazh

Poll

Politike 18 Prill 2021, 19:24

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha së bashku me kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi kanë shkuar në Kombinat mbrëmjen e sotme, aty...