Politike

Boiken Abazi para Kuvendit: Do të jemi zëri i së vërtetës dhe i atyre që janë shtypur nga regjimi 

18 Prill 2021, 19:42 Nga DOSJA
Boiken Abazi para Kuvendit: Do të jemi zëri i së

TIRANË- Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, për deputet, Boiken Abazi ka deklaruar se Kuvendi është vendi ku fillon korrupsioni. Në një video të postuar në Facebook, Abazi ka mbajtur një fjalim para ndërtesës së Kuvendit, ku ka thënë se këtë Kuvend kanë filluar të gjitha padrejtësitë dhe korrupsionet në Shqipëri. Ai është shprehur se  kandidimi i tij është hapi i parë për ndryshimin dhe çlirimin e Kuvendit. Abazi është shprehur se bashkë do të nisin pransforimin e vërtet të vendit.

“Ky është vendi ku fillon korrupsioni në Shqipëri ku shiten dhe blihen deputetet dhe vota dhe jo nga 50 mijë lekë, por me qindra dhe mijra euro dhe nga njëherë me miliona. Këtu votohën kryeministra, ministra që vendosin klanet e tyre të korruptuara në administratë, këto votohen edhe ligje speciale për oligarkët që vendosin me PPP pasuritë tona. Ky Kuvend është i zhytur në korrupsion me dekada dhe ka deklraduar më shumë deputetë që e kanë kthyer politikën pazar. Këtu janë pasuruar deputetët matramazë duke varfëruar një popull të tërë. Prandaj këtu në Kuvend duhet ta çojmë luftën tonë të pakompromisë ndaj atyre që na kanë vjedhur naftën, gazin, kromin, bakërrin, portet, aeroportet, parqet, arsimin, sistemin shendetësor dhe pensionet. Sistemin e korrupsionit e ka ngritur dhe mbajtur ky Kuvend. Kandidimi është hapi i parë elektoralë drejt çlirimit të Kuvendit dhe vendit nga kapja. Duke qëndruar drejt dhe me integritet brenda Kuvendit do të jemi zëri i së vërtetës, zëri i atyre që regjimi i ka heshtur e shtypur. Po e nisim bashkë transforimin e vërtet demokratik, ekonomik dhe politik të Shqipërisë, sepse bashkë po ndërtojmë një lëvizje”, tha Abazi.

 

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike boiken abazi vv zgjedhjet 25 prill 2021 boiken abazi vv zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 18 Prill 2021, 19:24

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha së bashku me kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi kanë shkuar në Kombinat mbrëmjen e sotme, aty...