Politike

Rama ul Berishën në vendlindje: S’bëri asgjë për Tropojën, dha vetëm 11 diga HEC-esh

18 Prill 2021, 18:01 Nga DOSJA
Rama ul Berishën në vendlindje: S’bëri asgjë për

TROPOJË– Në vendin ku ka lindur, kryeministri Edi Rama ka kritikuar paraardhësin e tij, Sali Berisha. I ndodhur përballë qytetarë vendas, Rama tha se Tropoja është përfaqësuar vërtet nga një lider, por që Berisha nuk ka bërë asgjë për Tropojën, sipas tij. 

Rama tha se Berisha nuk ka vënë asnjë tullë aty dhe madje ka dhë 11 leje për HEC-e në Valbonë, nëntë prej të cilat janë anuluar, ndërsa dy të tjerët ishin në kantiere dhe nuk qe e mundur. 

“Ore ça bëri Sali Berisha në Tropojë? Vetëm të mos më thoni solli demokracinë. Vetëm këtë mos ma thoni! Unë në Bajram Curr kam qenë shumë vite më parë kur kam qenë student, falë edhe miqësisë së ngushtë me një tropojan, Nazmi Hoxhën, piktorin… Jam shokuar kur u riktheva, sepse ishte 2005-2006 dhe ishte shumë vite pasi kisha qenë këtu. U shokova se Bajram Curri ishte më keq se çfarë e kisha parë unë. Berisha i bëri një gjë në fakt Tropojës, i dha 12 leje për 12 diga në Valbonë, 11 për të qenë i saktë. 11 HEC-e. Dhe e bukura është që më ngelën mua pastaj. Me shumë vështirësi anulluam 9, dy të tjerat ishin në kantier dhe ishte e pamundur,“- tha Rama. 

LAJM KRYESOR: Rama u shtrin dorën qytetarëve të Tropojës: Në PD ka njerëz të mirë, problemi është tek koka, Berisha ju dha 11 diga HEC-esh, Luli s’di si quheni

(F.M/DOSJA.AL)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll