Politike

“Në Berat më ngatërroheshin fjalët”/ Kryemadhi nga Durrësi: LSI do të rindërtoj të gjitha shtëpitë e rrënuara nga

18 Prill 2021, 16:23 Nga DOSJA
“Në Berat më ngatërroheshin fjalët”/ Kryemadhi

DURRËS- Kryetarja e LSI-së nq kuadër të fushatës elektorale ka vizituar ditën e sotme qytetin e Durrësit. Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi ka përshëndetur të gjithë njerëzit dhe mbështetësit e LSI-së në Durrës. Ajo gjithashtu ka kujtuar vizitën që bëri në Berat ditën e sotme, ku tha atje ishte situata ishte zjarrë farë dhe se i ngatërroheshin fjalët dhe mendimet nga prania e shumtë e njerëzve. Ajo ka thënë se Rama nuk ka mbajtur asnjë premtim dhe se shumica e banorëve të prekur nga tërmeti vazhdojnë të jetojnë në çadra. Gjithashtu Kryemadhi është shprehur se LSI do të mbajë premtimin e saj dhe do të rindërtojë të gjitha shtëpitë e oprekura nga tërmeti. 

“Përshëndetje Durrësi, përshëndetje të rinj dhe të reja! Lona Lona je e jona, kështu e ka Durrësi. Përshëndetje të gjithë themeluesve të Lëvizjes Socialiste për Integrim, duke filluar nga Bujar Dhima. Përshëndetje të gjithë juve që e themeluat LSI-në 17 vjet më parë, me një qëllim, kundër arrogancës, kundër urrejtjes ndaj njëri tjetrit, kundër sfidimit dhe kundër kapjes së shtetit. Dhe ne kaluam sfida njëra pas tjetrës. Në 17 vite, u rritëm, u ulëm, u ngritëm, luftuam, por qëndruam të fortë sepse ishte dashuria, forca dhe zemra e njerëzve që e kanë dashur dhe e duan LSI-në, për të ecur përpara dhe për të zhvilluar qytetin e Durrësit.

Sot vij nga Berati, që ishte një zjarr i vërtetë. Më ngatërroheshin fjalët, më ngatërroheshin mendimet, më futeshin fjalë në mendje dhe më kujtoheshin gjëra pafund. Histori, luftëra, beteja, sfilitje, por dashuria që buronte nga aty ishte një dashuri entuziaste që sot e ndjejmë këtu në bregun e detit, në bregun e Durrësit të mrekullueshëm.

Si gjithmonë, Edi Rama nuk të lë asnjëherë pa të zhgënjyer. Si gjithmonë siç zhgënjen në jetën personale, ashtu zhgënjen dhe në jetën politike. Tek e dëgjoja dje, mendoja vërtetë se do të thonte diçka të mirë. Mendoja vërtetë se do të kishte çelësat në dorë për mijëra e mijëra familje durrsakësh, të cilëve do u jepte shtëpitë dhe do mbante premtimet për shtëpitë që do të dorëzonte brenda vitit 2020. Por po ikën 2021, kanë kaluar mbi 18 muaj nga konferenca e famshme që bëri në Bruksel, ku mori 1,2 miliardë euro dhe sot vazhdojnë me mijëra familje të Durrësit, të cilat u prekën nga tërmeti i nëntorit, që flenë në çadra.

Më lejoni, që ne si partia e fjalës së mbajtur, si partia që u qëndron angazhimeve të saj, do ta çojmë deri në fund angazhimin tonë për rindërtimin e të gjitha shtëpive të tërmetit, për t’i çuar të gjitha familjet durrsake, të Bubqit, të Thumanës e kudo, në shtëpitë e tyre të sigurt dhe të jetojnë si qytetarë dinjitozë,” tha Kryemadhi.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike monika kryemadhi zgjedhjet 25 prill 2021 monika kryemadhi zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 18 Prill 2021, 15:53

LEZHË– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është surprizuar nga mbështetësit e PD në Blinisht, të cilët i kanë bërë një pritje entuziaste me ma...