Politike

“Në 8 vite kemi hedhur hapa pas”/ Florjana Garo: Rama dhe premtimet e tij boshe kanë sjell vetëm dështim në Shqipëri

18 Prill 2021, 17:45 Nga DOSJA
“Në 8 vite kemi hedhur hapa pas”/ Florjana Garo: Rama dhe

TIRANË- Zëdhënësja e fushatës së PD-së, Florjana Garo ka thënë se gjatë 8 viteve të kaluara të gjitha shtetet e rajonin janë përmirësuar dhe kanë bërë përpara, ndërkohë që Shqipëria ka ngelur në vend dhe ka bërë hapa pas.

Në një deklaratë për shtyp, Garo ka thënë se vende si Kosova dhe Mali i Zi kanë rritur pagat, kanë përmirësuar ekonominë, turizmin, ndërkohë që Shqipëria nën pushtetin e Ramës vetëm është rrënuar akoma më shumë. Ajo është shprehur se Rama dhe premtimet e tij boshe e kanë çuar Shqipërinë në greminë. Garo gjithashtu u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që në 25 prill të votojnë PD-në dhe numrin 9.

“Te dashur qytetare, Per 8 vitet e shkuara ne kemi pare sesi vendet fqinje prane nesh kane lulezuar! Kemi pare sesi vendet me nje fillim te ngjashem si ne si Kosova dhe Mali i Zi po bejne nje progres te konsiderueshem ne cdo fushe. Qe nga rritja e pagave minimale tek zhvillimi i turizmit, ekonomia e fusha te tjera te rendesishme. Ne keto 8 vite ne kemi hedhur hapa mbrapa per tu listuar si vendi i fundit ne Europe ne shume fusha:  Pagat minimale me te uleta ne Europe jane pikerisht ne Shqiperi, ne kemi nje sistem taksimi te prapambetur, nje turizem ne regres, te rinj qe ndjejne lodhje shpirterore e mendore. Ka vetem nje arsye per kete boshllek mes nesh dhe fqinjeve tane. Nje qeveri qe per ta funksionon dhe per ne jo. Edi rama dhe premtimet e tij boshe qe kane sjelle deshtim ne Shqiperi. Ne me shume pak sesa 8 dite, ne do te kemi rast per ti dhene fund ketij deshperimi qe na kapluar. Te gjithe ne, duhet te shkojme e te votojme numrin 9 per Partine Demokratike dhe Aleancen per ndryshim per te risjelle shpresen. Shqiperia fiton!”, tha Garo.

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike florjana garo zgjedhjet 25 prill 2021 florjana garo zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll