Politike

Edi Rama në Tropojë: Luli thotë ‘tropojsa’, nuk di ende si quheni… thotë po shkoj te kushërinjtë e babës e po ngre

18 Prill 2021, 17:49 Nga DOSJA
Edi Rama në Tropojë: Luli thotë ‘tropojsa’, nuk di

TROPOJË– Kryeministri Edi Rama është kapur sërish me kryedemokratin Lulzim Basha në Tropojë.

Përballë qytetarëve të Tropojës, Rama tha se Basha nuk di as se quhen qytetarët në Tropojë, por u thotë ‘tropojsa’. 

“Por unë kam një pyetje për këta tropojanët që e kanë kërthizën të lidhur me Saliun, deri te Saliu hajde…por Luli?! Ai që thotë o tropojsa, o tropojse? Ai as e di si quheni, ai thotë se po shkoj te kushërinjtë e babës e po ngre këmbët përpjetë, e varja ca mendojnë këta për mua, Luli këtu erdhi si ai Koçi i Teto Ollgës, ju kujtohet filmi, dhëndri i Ollgës…mirë që nuk u tha kaubojse e kaubojsa,“- tha Rama.

LAJM KRYESOR: Rama u shtrin dorën qytetarëve të Tropojës: Në PD ka njerëz të mirë, problemi është tek koka, Berisha ju dha 11 diga HEC-esh, Luli s’di si quheni

(F.M/DOSJA.AL)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll