Politike

Basha shfaqet me zë të ngjirur në Vorë pas turit kombëtar, ‘sfida’ që ka kryedemokrati për ditët e mbetura para 25 p

18 Prill 2021, 16:37 Nga DOSJA
Basha shfaqet me zë të ngjirur në Vorë pas turit

VORË– Kryedemokrati Lulzim Basha është shfaqur me një zë të ngjirur në Vorë, pas një turi kombëtar që ka bërë në dy ditët e fundit, nga Sarandë në Tropojë. I hipur në pjesën e pasmë të kamionçinës, Bashës mezi i dilte zëri teksa fliste dhe kërkonte votën nga qytetarët e Vorës.

“Aleanca për Ndryshim po fiton. Rama që nuk bëri gjë në 8 vjet, nuk ka çfarë të bëjë më,”- tha Basha, ndër të tjera.

Gjithsesi para se të vijë 25 prilli, kanë mbetur edhe gjashtë ditë, përveç njërës prej ditëve që është heshtja zgjedhore. Gjatë këtyre ditëve, Basha ka një sfidë të fortë. Të ruajë zërin që i ka mbetur!

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 18 Prill 2021, 15:53

LEZHË– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është surprizuar nga mbështetësit e PD në Blinisht, të cilët i kanë bërë një pritje entuziaste me ma...