Politike

Rama u shtrin dorën qytetarëve të Tropojës: Në PD ka njerëz të mirë, problemi është tek koka, Berisha ju dha 11 diga H

18 Prill 2021, 16:43 Nga DOSJA
Rama u shtrin dorën qytetarëve të Tropojës: Në PD ka

TROPOJË– Kryeministri Edi Rama ka tentuar të joshë sërish rivalët e tij blu. I ndodhur në bastionin e Partisë Demokratike, në Tropojë, Rama ka kërkuar mandatin e tretë teksa tha se në PD ka njerëz të mirë. Në fjalën e tij, Rama shtoi se problemi në PD është koka, lideri që sipas tij për momentin nuk është fare. 

Më tej, me fjalët e tij, kryeministri Edi Rama ka kritikuar paraardhësin e tij, Sali Berisha, duke tentuar ta ‘zerojë’ para Tropojës.

I ndodhur përballë qytetarë vendas, Rama tha se Tropoja është përfaqësuar vërtet nga një lider, por që Berisha nuk ka bërë asgjë për Tropojën, sipas tij. Rama tha se Berisha nuk ka vënë asnjë tullë aty dhe madje ka dhë 11 leje për HEC-e në Valbonë, nëntë prej të cilat janë anuluar, ndërsa dy të tjerët ishin në kantiere dhe nuk qe e mundur. 

Kryeministri Edi Rama është kapur sërish me kryedemokratin Lulzim Basha në Tropojë. Rama tha se Basha nuk di as se quhen qytetarët në Tropojë, por u thotë ‘tropojsa’. 

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll