Aktualitet

Sherri mes kandidatit për deputet të LSI dhe personave të tjerë në Sauk/ Autorët ofenduan një vajzë, vëllezërit Doka n

18 Prill 2021, 11:28 Nga DOSJA
Sherri mes kandidatit për deputet të LSI dhe personave të

TIRANË– Sherri në Sauk të Vjetër pak përpara mesnatës me pasojë 3 të plagosur, vëllezër me njëri-tjetrin, ka nisur për një vajzë. Mësohet se Roland, Eltjan dhe Klodian Doka ky i fundit kandidat për deputet në radhët e LSI, janë konfliktuar me disa persona në orët e drekës të së shtunës.

Ngjarja e drekës është zhvendosur në darkë në një lokal pranë xhamisë në zonën e Saukut të Vjetër në Tiranë, ku ndodhen edhe zyrat e njërës prej degëve të LSI. Njëri nga autorët që ka plagosur vëllezërit, i ka thënë njërit prej këtyre të fundit, se e ka sharë dhe i ka folur keq një vajze me të cilën kishin njohje të përbashkët. Debati ka agravuar në përplasje fizike dhe me sende të forta, ndërsa burime jo zyrtare, pohojnë se në vendngjarje dëshmitarët kanë parë edhe nxjerrjen e armëve të zjarrit por një informacion i tillë nuk konfirmohet nga blutë e kryeqytetit.

Klodian Dako bashkë me 2 vëllezërit e tij, janë dërguar në spitalin Ushtarak të Tiranës dhe njëri prej tyre (Rolandi) ka marrë plagë më të rënda, por situata shëndetësore e të treve është jashtë rrezikut për jetën. Autorët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me dy automjete të ndryshme, të tipit “Benz” dhe “Audi” ndërsa po punohet për kapjen e tyre.

Konflikt pranë zyrave të LSI në Sauk! Përfshihet në konflikt kandidati për deputet, vëllezërit e tij goditen me thika, policia shpall në kërkim tre persona

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet klodian dako roland dako sherri ne sauk sherri ne zyrat e lsi klodian dako roland dako sherri ne sauk sherri ne zyrat e lsi

Sondazh

Poll