Aktualitet

Iu zbulua arsenali i armëve, nis hetimi pasuror për Sokol Xhurën!

18 Prill 2021, 12:51 Nga DOSJA
Iu zbulua arsenali i armëve, nis hetimi pasuror për Sokol Xhurën!

TIRANË– Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur hetim pasuror ndaj Sokol Xhurës. Njësia e inteligjencës financiare po gjurmon origjinën e parave dhe të aktiviteteve të biznesit që ky shtetas ka në Shqipëri.

Shkresa janë dërguar edhe në Zyrat e Hipotekave për të verifikuar pasuritë e paluajtshme të tij. Verifikim pasurie do të bëhet edhe ndaj të afërmve të Xhyrës, i cili sipas SPAK, ishte personi që drejtonte trafikun e armëve në kryeqyt si dhe pronar i magazinës ku u gjetën ato. Hetimet e Prokurorisë po kryhen duke u bazuar tek ligji “Antimafia”, i cili parashikon sekuestrimin e çdo aseti të vënë nga veprimtari kriminale, qoftë brenda apo edhe jashtë vendit.

Pritet të verifikohet nëse pasuria e Xhurës është ndërtuar në bazë të veprimtarive të jashtëligjshme ose jo.

Arsenali i armëve në ndërmarrjen artistike ‘Migjeni’i cili u zbulua javë më parë ishte në pronësi të Sokol Xhurës. Ishte bashkëpunëtori i drejtësisë, Enver Jamaku, ai që e zbuloi këtë arsenal dhe përmes ‘Google Maps’ udhëzoi policinë.

(A.B)/Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet sokol xhura verifikohet pasuria e sokol xhures sokol xhura verifikohet pasuria e sokol xhures

Sondazh

Poll