Sport

Shehi: “Barazim zhgënjyes! Titulli? Tani më i vështirë”

17 Prill 2021, 16:26 Nga DOSJA
Shehi: “Barazim zhgënjyes! Titulli? Tani më i

ELBASAN – Tirana barazoi me Kukësin në Elbasan dhe pas ndeshjes trajneri Orges Shehi analizoi paraqitjen e skuadrës së tij. Në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport deklaroi: “Na vjen keq dhe nuk ka mend, as kalem. E nisëm 0-1, patëm shumë raste, e përmbysëm dhe pastaj pësuam. Normalisht na sjell zhgënjim. Patëm raste, shkuam te porta si deshëm. E pësuam nga dy episode. Futbolli është i poshtë, nuk kemi çfarë bëjmë”.

Golat e pësuar? “Futbolli është lojë kolektive, por varet edhe nga individët. Nuk dua të vë gishtin te lojtarë të veçantë për mënyrën se si shkoi ndeshja. Normalisht të dhemb kur ka gabime individuale. Po nuk shënove e pëson, kjo na ndodhi ne. Më vjen keq se e kthyem ndeshjen, kishte pak minuta dhe pësuam gol nga një goditje dënimi që ishte në distancë të largët. Zhgënjimi është prezent. Ka pak ndeshje tani dhe normalisht rikuperimi është i vështirë. Normalisht për këtë mërzia është dyfish më e madhe”.

Gabimet dhe titulli? “Gabimet nuk vijnë nga mungesa e besimit. Ndodhin në futboll, por nuk e vë gishtin te asnjë lojtar. Nuk i bëj me faj. Titulli? Sigurisht vështirësohet shumë, ka ndeshje më pak. Kur nuk merr pikët shpreson te gabimet e të tjerëve, nuk ke gjë në dorë. Janë pak pikë në lojë, të shohim si do dalin rivalët”. 

B.T (Dosja.al)

 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport gol pas goli kukesi orges shehi trajneri i tiranes zhgenjim gol pas goli kukesi orges shehi trajneri i tiranes zhgenjim

Sondazh

Poll

Sport 17 Prill 2021, 13:33

GREQI-Roland Zajmi është një prej emrave të hershëm që ka dalë nga futbolli shqiptar ndërsa ishte pjesë e Dinamos dhe Partizanit, përpara se të niste aventura e...