Sport

Esteban Fuertes, golashënuesi argjentinas: “Guardiola e shkatërroi futbollin!”

17 Prill 2021, 09:36 Nga DOSJA

ARGJENTINE – Pep Guardiola është një nga trajnerët më të suksesshëm në historinë e futbollit botëror. Spanjolli jo vetëm që ka fituar tituj të panumërt me klubet që ka trajnuar, por ai gjithashtu na ka bërë të admirojmë një nga skuadrat më të mira në histori: Barcelonën.

Si çdo personalitet i shkëlqyeshëm, sidoqoftë, Josep Guardiola ka edhe po aq kritikë për mënyrën e tij të lojës, deklaratat, triumfet dhe humbjet e tij. Për shumë, trajneri i Manchester Cityt nuk mund të afrohet më kurrë me nivelin e Barçës së tij të parë dhe ky është zakonisht fokusi kryesor i pyetjeve.

Sidoqoftë, Esteban Fuertes, trajneri 48-vjeçar dhe shënuesi historik i Argjentinës, shkoi më tej, duke e akuzuar trajnerin spanjoll për një arsye që, deri më tani, askush nuk e shihte si të metë. “Për mua Guardiola e ka shkatërruar futbollin”,- ka deklaruar për ESPN F360, argjentinasi, i cili u largua nga futbolli i luajtur më 2012 në moshën 41 vjeç.

“Më lejoni të shpjegoj diçka: të gjithë duan të kopjojnë atë që bën ai, por shumë trajnerë duhet të kuptojnë se nuk kanë lojtarë për të praktikuar atë lloj loje,”- ka deklaruar argjentina “El Bichi “, një zë vërtet jokonvencional, direkt nga ana tjetër e botës.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport barcelona esteban fuertes josep guardiola manchester cityt pep guardiola barcelona esteban fuertes josep guardiola manchester cityt pep guardiola

Sondazh

Poll

Sport 16 Prill 2021, 17:23

Kosova një tjetër medalje të artë në xhudo

PORTUGALI – Ajo në finale u desh të përballej me ukrainasen Bilodid, por e fitoi duelin pa luftë, pasi kundërshtarja nuk u paraqit fare.Gjatë rrugës së sa...