Sport

E BUJSHME!!! Myrto Uzuni në faqen e parë të gazetës greke, Olympiacos kërkon shërbimet e sulmuesit

17 Prill 2021, 15:07 Nga DOSJA
E BUJSHME!!! Myrto Uzuni në faqen e parë të gazetës greke,

GREQI-Forma fantastike po shfaq Myrto Uzuni në këtë sezon me fanellën e Ferencvaros në Hungari nuk ka mbetur pa u vëzhguar nga shumë klube më në zë të Evropës. Për sulmuesin e kombëtares shqiptare ka interes nga disa prej kampionateve më të mira europiane.

Në Greqi është skuadra e Olympiacos që kërkon shërbimet e sulmuesit shqiptar. Gazeta greke “Sport Time” thekson se klubi grek po ndjek me vëmendje situatën e lojtarit dhe në fund të sezonit pritet të bëjnë një ofertë në drejtim të Uzunit.

Skuadra e Ferencvaros e bleu kartonin e Uzunit për 1,8 milionë euro nga Lokomotiva e Zagrebit një vit më parë dhe për ta lënë të lirë synon të arkëtojë minimalisht 4 milionë euro, shifër e pranueshme kjo për arkat e Olympiacos.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport myrto uzuni olympiacos uzuni myrto uzuni olympiacos uzuni

Sondazh

Poll

Sport 17 Prill 2021, 13:33

GREQI-Roland Zajmi është një prej emrave të hershëm që ka dalë nga futbolli shqiptar ndërsa ishte pjesë e Dinamos dhe Partizanit, përpara se të niste aventura e...