Sport

Makthi i Smalling: “Familja është e tronditur, por jemi mirë. Faleminderit të gjithëve”

17 Prill 2021, 10:09 Nga DOSJA

ITALI – Nata e parë në shtëpi, pas grabitjes të së premtes e Chris Smalling. Nga sot mbrojtësi do të përpiqet të kthehet në normalitet, dhe për këtë arsye do të jetë qendrën stërvitore në Trigoria, por së pari, ai ka shkruar disa fjalë në Instagram:

“Faleminderit të gjithëve për mbështetjen. Familja ime, megjithëse është shumë e tronditur, për fat të mirë është e padëmtuar. Shpresoj se këta njerëz të gjejnë një mënyrë më kuptimplote për ta jetuar jetën e tyre, pa shkaktuar dëm dhe shqetësim të tillë te të tjerët”.

Smalling, i cili dje ishte i mbyllur në shtëpinë e tij, ka bërë një mesazh drejtuar të gjithëve edhe njerëzve që hynë në shtëpinë e tij, në mes të natës, duke bërë që ai dhe familja e tij, përfshirë dhe djalin e tij dy vjeç, të përjetojnë një përvojë e paharrueshme. Padyshim në një kuptim negativ. Tani, ai me qetësi do të mendojë, nëse do të qëndrojë dhe jetojë në vilën në “Appia Antica”, apo të ndryshojë zonën dhe llojin e banesës, mbase edhe për t’u ndjerë edhe më i qetë.

Pas fjalëve të Smalling, gruaja e tij Sam, gjithashtu ka shkruar në Instagram: “Faleminderit të gjithëve për mbështetjen. Edhe pse ende pak e tronditur, familja ime është mirë. Unë thjesht do të sugjeroja që ata, që e jetojnë jetën e tyre si këta hajdutë, duke hyrë në dhomën tonë të gjumit me armë në kokë, ta rimendojnë zgjedhjen e tyre dhe të jetojnë në një mënyrë më dinjitoze, të respektueshme dhe të ndërgjegjshme, si burra të vërtetë dhe jo minj.

Unë mendoj se jeta e tyre nuk ka qenë e thjeshtë, por gjithmonë ekziston një mënyrë tjetër. Një rrugë që do të çojë në bekime. Dhe për këdo që mendon të afrohet përsëri te familja ime, nuk kemi më bizhuteri ose orë dhe nuk kemi në plan të blejmë më. Nëse na shihni se kemi veshur diçka, është ndoshta e rreme. Mos e humbni kohën tuaj”.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport “appia antica” chris smalling mbrojtesi i romes “appia antica” chris smalling mbrojtesi i romes

Sondazh

Poll

Sport 16 Prill 2021, 17:23

Kosova një tjetër medalje të artë në xhudo

PORTUGALI – Ajo në finale u desh të përballej me ukrainasen Bilodid, por e fitoi duelin pa luftë, pasi kundërshtarja nuk u paraqit fare.Gjatë rrugës së sa...