Sport

VIDEO/ Gola dhe spektakël, por në ndeshjen Kukësi-Tirana fiton… Partizani përkohësisht në vendin e parë, fiton ndaj Kas

17 Prill 2021, 16:05 Nga DOSJA
VIDEO/ Gola dhe spektakël, por në ndeshjen Kukësi-Tirana

SHQIPËRI-Në javën e 28-të të Kategorisë Superiore u luajtën dy takime, Kukësi-Tirana dhe Partizani-Kastrioti.

KUKËSI-TIRANA 2-2

Takimi zhvilluar në “Elbasan Arena” nuk përcaktoi asnjë fitues. Barazimi ishte rezultati që asnjë prej dy skuadrave nuk i bënte punë.Një ndeshje që prodhoi gjithçka, spektakël dhe gola. Që do të ishte një sfidë e bukur kjo u pa në minutat e para kur Eze për Kukësin shënoi në minutën e 24-të.

Realizimi i sulmuesit kënaqi verilindorët, por në pjesën e dytë Tirana u tregua më agresive duke shënuar dy herë me Seferin në të 70-tën dhe Cale në minutën e 85. Madje festimi i brazilianit si ish-futbollist i Kukësit ishte disi ironik, pasi lojtari iu drejtua triubunës duke i treguar fanellën.

Megjithatë për të vulosur këtë supersfidë, Ibrahimi për Kukësin do të barazonte me një goditje spektakolare duke mposhtur portierin Bekaj. Vendi i 5-të për Tiranën në kuotën e 43 pikëve, ndjekur nga Kukësi me 36.

PARTIZANI-KASTRIOTI 3-1

Partizani fiton ndaj Kastrioti me shifrat 3-1.Në minutën e 4-të do të ishin miqtë që do të shënonin me anë të Dacit. Partizani e ktheu baraspeshën në rezultat në minutën e 30-të me një finalizim të pabesueshëm të Esin Hakajt.

 

Stenio Junior shënoi golin e avantazhit në minutën e 75-të teksa nuhati një krosim nga e majta, duke sulmuar shtyllën e parë, për të shënuar një gol me shumë peshë për Partizanin, 2-1.Të kuqtë mbyllën llogaritë me Kastriotin pesë minuta para përfundimit të kohës së rregullt me golin e Jasir Asanit, që e pati të lehtë ta dërgonte topin në rrjetë i shërbyer me thembër nga Çinari, që në ato momente kishte detyruar Hidin të dilte nga porta.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport kukesi superiore tirana kukesi superiore tirana

Sondazh

Poll

Sport 17 Prill 2021, 13:33

GREQI-Roland Zajmi është një prej emrave të hershëm që ka dalë nga futbolli shqiptar ndërsa ishte pjesë e Dinamos dhe Partizanit, përpara se të niste aventura e...