Aktualitet

Plagosja e policit në Berat, Gjykata merr vendimin për tre vëllezërit, burg pa afat

17 Prill 2021, 13:18 Nga DOSJA
Plagosja e policit në Berat, Gjykata merr vendimin për tre

BERAT– Gjykata e Beratit ka dhënë sot masën e sigurisë për tre vëllezërit Marini, të cilët u përplasën me patrullën e Policisë së Shtetit disa ditë më parë. Trupa gjykuese ka vendosur të lërë në burg tre vëllezërit Gerald Marini, Marjus Marini dhe Arjan Marini.

Për dy vëllezërit, togat e zeza kanë dhënë masën e sigurisë arrest me burg pa afat ndërsa për njërin prej tyre Gerald Marini 30 ditë burg, pasi akuzohet për pjesëmarrje në konflikt.


Ngjarja ndodhi mbrëmjen e datës 14 prill ku gjatë një konflikti të tyre me familjen Memaj, mbeti i plagosur me armën e tij efektivi i policisë Julian Xhahalili, pasi ky i fundit ndërhyri për të shuar sherrin mes dy familjave.

Në tentativë për t’i marrë armën, ajo u shkrep duke lënë të plagosur në këmbë efektivin 20-vjeçar.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arjan marini berat gerald marini marjus marini arjan marini berat gerald marini marjus marini

Sondazh

Poll